Politike

PD nuk do të njohë zgjedhjet, Basha: Të mbledhim provat e manipulimit të 25 prillit

Partia Demokratike nuk do të njohë zgjedhjet e 25 prillit, kjo të paktën është ajo çfarë Lulzim Basha u ka deklaruar kryetarëve të degëve të partisë në mbledhjen e zhvilluar pasditen e së hënës.

Burime të Gazetës "Si" konfirmojnë se në mbledhjen me dyer të mbyllura, Lulzim Basha ka njoftuar krerët e degëve për aksionin opozitar që do të ndërmerret.

Hapi i parë do të jetë një tur mbledhjeje provash që faktojnë, sipas PD, shitblerjen e votave dhe manipulimin e zgjedhjeve.

Ky ka qenë prioriteti që i ka mëshuar Basha në këtë takim me krerët e degëve, ndërsa në lidhje me fatin e tij personal si kryetar i partisë është shprehur se "nuk duhet të ndikojë te aksioni për mbledhjen e provave të manipulimit zgjedhor".


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë