Lajme

PD me fakte: Dako të arrestohet

Dosja e famshme “339” është kthyer në një kauzë të Partisë Demokratike. Deputetja demokratike, Albana Vokshi, në një dalje për mediat nga selia blu, ka sulmuar ashpër kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

Në emër të PD-së, deputetja e djathtë kërkoi arrestimin e kryebashkiakut, duke e akuzuar atë se manipuloi dëshmitarët me ndihmën e kryeministrit Edi Rama.

“Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës. Dosja ‘339’ është faktimi i asaj që panë vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve, kur raportuan se vota në Shqipëri u ble, se qytetarët nuk votuan të lirë dhe votuesit u kërcënuan dhe u shtrënguan nga bandat, siç është rasti i Durrësit. Dosja ‘339’ vërteton pa asnjë dyshim më:

•Se Zgjedhjet e 2017-ës u blenë bashkë me krimin,

•10-15 deputetë u blenë nga krimi,

•Se kyParlament është i paligjshëm dhe

•Se Edi Ramaështë një kryeministër i paligjshëm dhe provat për këtë Prokuroria i ka nëdosjen “339”!, u shpreh Vokshi.  

Më tej, ajo theksoi se pa u ndëshkuar krimi elektoral i Dakos, në Shqipëri nuk do të ketë drejtësi dhe luftë kundër krimit. 

“Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!” përfundoi Vokshi.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë