Lajme

PD kundër paketës anti-shpifje

Albana Vokshi në një prononcim për mediat ka thënë se PD është kundër ligjit anti-shpifje.

Pas takimit me përfaqësues të komisionit të Venecias, Vokshi shtoi se ligjet duhet të anulohen, pasi ligji aktual i parashikon të gjitha rastet.

“Ligji për AMA dhe AKEP janë hartuar në mënyrë jo transparente. Për të kontrolluar median online. Pasi kjo media ka bërë publike aferat e Ramës me krimin. Qëndrimi i opozitës është se këto dy ligje duhet të anulohen. Çdo gjë e parashikon ligji aktual, s’ka nevojë për ligje të reja. AMA dhe AKEP kontrollohen nga qeveria dhe përmes tyre po mundohet të kontrollohen mediat online. Ka emëruar në krye të AMA krahun e tij të djathtë, kreun e protokollit të tij," shprehet Vokshi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë