Nga Gazeta ‘Si’- Pas mungesës së pandërprerë tre mujore të Erion Veliajt në detyrën e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Partia Demokratike i ka kërkuar zyrtarisht Këshillit Bashkiak shkarkimin e tij.
Kërkesa është dorëzuar këtë të premte, më 9 maj 2025, në Bashkinë e Tiranës, nga kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së, Ilir Alimehmeti, dhe nënkryetarja e grupit, Ilda Zhulali.
Dokumenti i është drejtuar kryetares së Këshillit Bashkiak Romina Kuko dhe sekretarit Behar Zeneli, ndërsa janë vënë në dijeni edhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe Prefekti i Tiranës Afrim Qendro.

Në letrën e PD-së kërkohet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Bashkiak më 12 maj, me qëllim shkarkimin e Erion Veliajt, për shkak të mungesës së tij fizike në zyrë për më shumë se tre muaj rresht.
Veliaj ndodhet në burg prej 10 shkurtit 2025, i arrestuar në kuadër të hetimeve të SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.