Politike

PD kërkesë KQZ-së: S’na keni vënë në dispozicion materialet filmike për të gjitha qendrat e votimit

Nga Gazeta ‘Si’- Partia Demokratike i kërkon KQZ-së që t’i vërë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend të kërkuara prej saj në mënyrë të përsëritur dhe informacionin për kthimin e zarfeve të votave të diasporës, nëse janë bërë dorazi apo jashtë kanaleve të DHL-së.

Kjo kërkesë që mban datën 4 korrik në protokoll, që mes të tjerash vë në dijeni edhe faktorin ndërkombëtar të OSBE-ODIHR, përmban edhe ankesën ndaj kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, se jo vetëm nuk i vë në dispozicion materialet e kërkuara, por edhe në shumë prej tyre pamjet filmike kanë prerje, ku pretendohet qëllimisht, si pjesa e procesit të votimit.

Kërkesa është dorëzuar nga përfaqësuesi ligjor i PD, Franc Nuri dhe pritet të shqyrtohet nga ana e KQZ-së.

PD dhe kryetari i saj, Sali Berisha, që pas ditës së zgjedhjeve kanë pretenduar farsën elektorale, manipulimin apo vjedhjen e zgjedhjeve të 11 majit.

Të trija shkallët kanë certifikuar rezultatin e 11 majit në 8 prej qarqeve dhe nga KQZ janë shpërndarë mandatet e deputetëve fitues për partitë garuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë