Lajme

PD i kërkon ambasadorit të BE azil politik për Xhisielën

Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhupa,  i ka dërguar një kërkesë ambasadorit të BE-së në Shqipëri Luigi Soreca, në të cilën kërkohet që vendet e BE t’i sigurojnë azil Xhisiela Malokut.

Në letër PD thotë se në këtë rast dhune duket qartë përfshirja e shtetit dhe presioni i madh politik mbi çështjen.

“I nderuar Ambasador, në këtë rast dhune duket qartë përfshirja e shtetit dhe presioni i madh politik mbi çështjen. Shteti nuk funksionoi në dëshminë e saj të parë, as në dëshminë e saj të dytë, por duket sikur lëvizi diçka e vogël vetëm në presionin e madh publik, pasi çështja u bë e njohur mediatikisht. Babai deputet i djalit po tregon që ka shumë pushtet politik që mbron djalin e tij dhe bën presion mbi vajzën”, thuhet ndër të tjera në letrën e dërguar ambasadorit të BE në Tiranë.  


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë