Politike

PD flet me aleatët për draftin e qeverisë: Eshtë tallje

Ekspertët e opozitës për reformën zgjedhore kanë diskutuar pasditen e së hënës draftin e qeverisë për reformën zgjedhore. Kjo u bë e ditur në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes, nga ish-deputeti Enkelejd Alibeaj. Ai u shpreh se në takimin e përbashkët me ekspertët e partive aleate u diskutua edhe për shitblerja e votës dhe presioni ndaj administratës.
"Dy nga çështjet kryesore që u diskutuan janë shitblerja e votës dhe presioni ndaj administratës. Veç kësaj u raportua edhe për veprimtarinë e nëngrupeve të tjera. Nuk kam pse ta fsheh u diskutua edhe çështja e draftit të bërë publik nga ana e qeverisë. Zgjidhjet që na ndajnë nga ky draft tregojnë edhe seriozitetin dhe dëshirën për të bërë një reformë reale. Të propozosh p.sh. për shitblerjen e votës na u mjaftokërka vetëm me një deklaratë solemne që mund të bëjë Rama se nuk do të vjedh më vota unë besoj që kushdo shqiptar dhe ndërkombëtar e kupton që vetëm reformë zgjedhore nuk është. Është tentativë për t'i hedhur sy shqiptarëve dhe ndoshta ndërkombëtarëve", deklaroi Alibeaj.

Alibeaj me ekspertet e opzites


Më tej ai e cilësoi si një tallje me shqiptarët dhe faktin adresimit si presion që bëhet nxënësve dhe administratës pjesëmarrja në aktivitete elektorale." Të adresosh çështjen e penetrimit të parave të pista në fushatë duke thënë se do të duhet të gjobiten ata që marrin para nga krimi, kjo besoj se është një tallje akoma më e rëndë me shqiptarët dhe mbi të gjitha jo seriozitet. Jo seriozitet për një nga dokumentet më të rëndësishëm, dokumentin e Bundestagut", theksoi Alibeaj. Duke folur në emër të opozitës, ai theksoi se PD dhe aleatët i intereson një reformë zgjedhore reale dhe për siguruar votën e lirë dhe të ndershme shqiptarëve.

Tryeza e eksperteve


"Për këtë jemi të angazhuar për këtë ka qenë edhe mbledhja. Shembulli është ky: Me seriozitetin më të madh ne jemi të vendosur që ajo që do të quhet reformë elektorale reale është që të diagnostikoje zgjedhjet dhe të gjejë ilaçin efektiv, ndryshe do të jetë tallje. Për këtë jemi ne", theksoi Alibeaj.
Kjo është mbledhja e dytë që ekspertët e opozitës zhvillojnë për çështjet e reformës zgjedhore. Të premten e shkuar u mbajt mbledhja e parë dhe se sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi kërkoi vendosjen një mekanizmi të veçantë kontaktit me PS-në, pasi nuk e njeh komisonin e posaçëm e të reofrmës të ngritur nga Parlamenti. Drafti i opozitës me shumë gjasë pritet të merret në shqyrtim nga PS dhe nga komisioni i posaçëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë