Lajme

PD: E vërteta e “xhuxhit”, vetëm maja e ajsbergut!

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në një dalje për mediat akuzoi kryeministrin Edi Rama se po e shet bashkëpunimin me krimin si normalitet politik.

Deputeti demokrat tha se çfarë po qarkullon aktualisht në media është vetëm maja e ajsbergut për “xhuxhin”, siç sipas tij e quajnë miqtë e tij kriminelë Vangjush Dakon, me të cilët ka blerë pushtetin e Edi Ramës.

“Shembujt më flagrantë të kësaj strategjie kriminale janë pranimi i hapur i bashkëpunimit me krimin nga Vangjush Dako me bandën e Avdylajve dhe Lul Berishës. Taulant Balla me trafikantin e drogës mik të familjes, Edmond Bego, Arben Ndoka, Elvis Roshi Mark Frroku, Armando Prenga, që pranojnë jo vetëm bashkëpunimin, por edhe kryerjen e krimeve prej tyre”, u shpreh Alibeaj.

Alibeaj deklaroi më tej se Edi Rama është kryeministri që qëndron në pushtet me të paktën 15 mandate të blerë nga krimi i organizuar,dhe Vangjush Dako, supermeni i blerjes së votave me krimin, do të bërtasin përsëri për shpifje.

“Por, faktet janë në dosjen 339. Të dy e dinë mirë se numërimi mbrapsht për ta ka filluar!”, tha ndër të tjera deputeti demokrat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë