Politike

PD “çon” koncesionin e hidrokarbureve në SPAK

Përfaqësuesit e PD, Agron Shehaj dhe Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata dorëzuan në SPAK padinë për koncesionin e ri të qeverisë  në fushën e hidrokarbureve.

“Sot, dorëzuam në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion një nga vendimet më korruptive të qeverisë Rama përpara largimit. Në ditët e fundit të pushtetit, Edi Rama ka vendosur të japë një koncesion të fshehtë, në fushën e karburanteve, i cili do t’u kushtojë shqiptarëve 100 milionë euro. 

Pa asnjë studim, pa transparencë, gjithçka në errësirë dhe me nxitim, qeveria ka paracaktuar që tre klientë të saj të gjurmojnë transaksionet financiare në fushën e hidrokarburëve.

Ky vendim, në fushatë zgjedhore shkel rregullat e zgjedhjeve, mbyll tregun në tre duar dhe, mbi të gjitha, fut duart në xhepat e qytetarëve, duke e bërë karburantin akoma më të shtrenjtë.

Pazari që Edi Rama ka bërë me 3 klientët e tij pak përpara largimit nga qeveria duhet të hetohet nga SPAK. Nuk ka asnjë dyshim se kjo është një aferë e rëndë korruptive, e cila, nëse hetohet siç duhet, do ta çojë drejtësinë tek Edi Rama”, tha Shehaj pas dorëzimit të padisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë