Lajme

Patozi: Më lehtë importojmë ministra se patate nga Kosova

Astrit Patozi ka ironizuar ndryshimet në qeveri ditën e sotme, ku kryeministri Rama shkarkoi 7 ministra, përfshirë dhe zv.kryeministren Mesi.

Ish-deputeti demokrat, duke iu referuar dy ministrave të rinj nga Kosova, thotë se tani është më e lehtë të importosh ministra sesa të të sjellësh patate në Shqipëri.

“Më pyeti një mik se si më dukeshin ndryshimet e fundit në qeveri. Po çfarë të them unë, - iu përgjigja. Është fakt që për çështjen kombëtare kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara. Falë timonierit, tani nga Kosova është më e lehtë të importosh ministra, se sa të sjellësh në Shqipëri patate (kumpira i thonë në Kukës dhe Prizren). Sepse për të parët, të paktën nuk na duhet të paguajmë taksa”, - shkruan Patozi në një postim në “Facebook”.

https://www.facebook.com/Astrit.Patozi/posts/2151633294896562

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë