Lajme

Patos, mbytet në pus fëmija 4-vjeçar

Një fëmijë 4 vjeç nga fshati Ruzhdie në Patos ka humbur jetën, pasi ka rënë në pusin e shtëpisë.

Mësohet se i mituri me inicialet R. K., është mbytur në pusin para shtëpisë që familja e tij e përdorte për furnizimin me ujë të pijshëm, i cili ishte 10 metra i thellë.

Për nxjerrjen e trupit të pajetë të të miturit është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Patosit.   


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë