Bota

Pasi kërkoi ndërprerjen e numërimit, Trump shpall fitoren në Pensilvani

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka njoftuar se ka fituar në një prej shteteve më të rëndësishme amerikane, Pensilvani. Përmes një mesazhi në “Twitter”, Trump thekson se ka siguruar një fitore të madhe të ligjshme në këtë shtet. “Fitore e madhe e ligjshme në Pensilvani”, shkruan Trump.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1324382829535498244

Ndërkohë, më herët Presidenti Trump bëri thirrje që të ndalet procesi i numërimit të votave, pasi sipas tij, zgjedhjet e 3 nëntorit po vidhen. Prokurori i Përgjithshëm i Pensilvanisë Josh Shapiro kritikoi fushatën e Presidentit Donald Trump i cili kërkon që të ndalet numërimi për votat që kanë mbërritur pas datës 3. "Unë nuk do të lejoj askënd të ndalojë votimin. Këto janë vota të ligjshme dhe do të numërohen", siguroi ai. "Mjaft me retorikën, fushata ka mbaruar," shtoi ai.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1324353932022480896

Deri më tani Joe Biden ka siguruar 264 vota elektorale, ndërsa Trump 213, ndërkohë që duhen 270 vota elektorale për t’u shpallur fitues i zgjedhjeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë