Moti

Pasdite reshje shiu dhe bore në Jug dhe Juglindje

Presioni i lartë atmosferik dhe rrymat ajrore kontinentale po dominojnë europën verilidndore duke sjellë përmirësim të pjesshëm të motit në vendin tonë.

E Mërkurë, data 25 Janar 2023

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me reshje shiu në jug-lindje pasdite. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     2/6°C
Zona e ulët         7/15°C
Zona bregdetare 8/14°C

E Enjte, data 26 Janar 2023

Moti do të jetë me vranësira të dendura, reshje shiu në jug dhe reshje bore intesive në juglindje-verilindje. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore     -1/3°C
Zona e ulët         4/12°C
Zona bregdetare 7/13°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë