Moti

Pasdite përmirësim i kushteve atmosferike

Qendra ciklonike me rryma ajri Arktike vijon të ushtrojë aktivitetin e saj në Gadishullin Apenin. Presion i lartë po dominon Ballkanin duke sjellë përmirësim të motit në vendin tonë.

E Martë, data 24 Janar 2023

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me reshje shiu dhe reshje bore në veri-lindje jug-lindje. Pasdite do të kemi kthjellime dhe përmirësim. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore     2/5°C

Zona e ulët         6/14°C

Zona bregdetare 8/14°C

E Mërkurë, data 25 Janar 2023

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me reshje shiu në jug-lindje të izoluara. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore     2/6°C

Zona e ulët         7/15°C

Zona bregdetare 8/14°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë