Shendet

Pasaporta e Vaksinimit, çfarë është dhe si do të funksionojë

Lejimi i qytetarëve për t’u kthyer të udhëtojnë dhe të rifitojnë lirinë e lëvizjes në Evropë, duke ndihmuar kështu ekonominë dhe turizmin të rimëkëmbet.

Këto janë objektivat e “pasaportës Evropiane Covid” - dhe jo certifikatës së vaksinës - të paraqitura nga Komisioni i Bashkimit Europian.

“Pasaporta”, e propozuar nga Brukseli, është falas për qytetarët dhe përbëhet nga një kod pin, që duhet të mbahet në ‘smartphone’ ose të shtypet në letër, siç janë ato që përdoren për biletat e linjave ajrore.

Le t’i shohim në detaje se çfarë është.

Tri alternativa – Janë tri alternativa për të provuar nëse mund të udhëtoni lirisht: nënshtrimi i një vaksine, të keni rezultuar negativ pas një tamponi, ose të jeni shëruar nga Covid-19 dhe të keni zhvilluar antitrupa.

Pas marrjes së vaksinës, nuk do të jetë një parakusht për të udhëtuar, një element i konsideruar kyç nga shumë njerëz për të shmangur diskriminimin ndaj atyre që nuk kanë qenë në gjendje të vaksinohen.

Nëse propozimi miratohet ashtu siç është, nga udhëheqësit e BE-së në muajt e ardhshëm, qeveritë kombëtare do të jenë të detyruara të lejojnë hyrjen dhe lëvizjen e lirë të atyre që mund të tregojnë leje-kalimin.

Çdo vaksinë e vlefshme - Kalimi do të jetë i vlefshëm për të gjitha vaksinat e aprovuara nga EMA (Agjencia Europiane e Barnave), por jo vetëm: edhe antidotët e tjerë në treg deri më tani pa autorizimin evropian, të tilla si “Sputnik” dhe “Sinovac”, janë pranuar në certifikatë.

Më pas, do të në diskrecionin e autoriteteve kombëtare të vendit të mbërritjes për të vendosur nëse do të njohin vlefshmërinë e tij.

Versioni digjital i "pasaportës" së vaksinimit

Si merret - Autoritetet kombëtare do të jenë përgjegjëse për lëshimin e certifikatës. Mund, për shembull, të merret nga spitalet, qendrat e testimit ose autoritetet shëndetësore.

Si do të funksionojë - Certifikata dixhitale e gjelbër, përmban një kod ‘QR’ me një nënshkrim dixhital për të parandaluar që ajo të falsifikohet.

Kur kontrolloni certifikatën, kodi ‘QR’ skanohet dhe nënshkrimi verifikohet.

Çdo organ i autorizuar për të lëshuar certifikata, ka çelësin e tij të nënshkrimit dixhital.

Të gjithë çelësat e nënshkrimit ruhen në një bazë të dhënash të sigurt në secilin vend.

Komisioni Evropian, do të krijojë një portë, përmes së cilës të gjitha nënshkrimet e certifikatave mund të verifikohen në të gjithë BE-në.

Të dhënat personale të koduara në certifikatë, nuk do të kalojnë përmes portës hyrëse, pasi kjo nuk është e nevojshme për të verifikuar nënshkrimin dixhital.

Komisioni Evropian gjithashtu do të ndihmojë shtetet anëtare të zhvillojnë një “softuer” që mund të përdoret nga autoritetet për të kontrolluar kodet ‘QR’.

Të dhënat dhe privatësia - Të dhënat e ndara me kodin ‘QR’, reduktohen në gjërat thelbësore, siguroi Brukselin, duke specifikuar se ato kanë të bëjnë me nënshkrimin dixhital të institucionit shëndetësor që ka kryer vaksinimin ose të institucionit që ka kryer tamponin për të siguruar vërtetësinë e tij.

Vlefshmëria - Vlefshmëria e certifikatës do të përcaktohet dhe do të varet nga informacioni i ndarë. Për kurimin, treguesi i BE-së është të japë një vlefshmëri maksimale prej 180 ditësh, ndërsa kohëzgjatja mund të zvogëlohet për shkak verifikimit të rezultatit të tamponit.

Çështja e imunitetit të dhënë nga vaksinat, është më komplekse: me shpresën që 70% e qytetarëve të marrin dozën e tyre deri në verë, BE pret të dhëna të caktuara.

A duhet një marrëveshje? - Për ta bërë kalimin operativ që në qershor dhe për të shpëtuar sezonin turistik, megjithatë, do të jetë e nevojshme të gjendet një marrëveshje mes 27 vendeve anëtare.

Ata që po këmbëngulin më shumë për përdorimin e menjëhershëm të këtij instrumenti, janë mbi të gjitha Greqia dhe vendet, ekonomia e të cilëve varet kryesisht nga turizmi.

Dhe pikërisht Athina në ditët e fundit, ka vendosur të parashikojë kohën, duke njoftuar ishuj pa Covid dhe duke siguruar se që nga 14 maji, të gjithë njerëzit që kanë bërë një vaksinë ose kanë një tampon negativ, do të jenë në gjendje të kalojnë pushimet e tyre atje.

Një qasje e ndjekur gjithashtu edhe nga Vjena, e cila ka bërë të ditur se certifikata e saj do të mbërrijë që në prill.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë