Taksa

Pasanikët në SHBA kanë një plan për t’u shpëtuar taksave të larta të Biden

Amerikanët e pasur po lëvizin çdo gur që t'i shpëtojnë planit të demokratëve që parashikon rritjen e taksave ndaj tyre. Shumë në Wall Street mendojnë se e kanë gjetur zgjidhjen.

Një strategji fine e quajtur Sigurimi Privat i Jetës (PPLI), po merrte famë midis të pasurve për mbrojtjen e të ardhurave nga taksat që më parë. Tani, konsulentët thonë se kjo po dominon bisedat me klientët e tyre.

Kërcënimi nga taksat e larta, që siç e quan presidenti Biden, “të bëjmë miliarderët dhe milionerët të paguajnë çfarë u takon”, nuk është u vetmi element që po rrit interesin në PPLI. Një ndryshim i vogël në ligjin e sigurimeve të SHBA-së gjatë 2020-s, e bën këtë mjet më të fuqishëm. Njëkohësisht, konkurrenca midis kompanive të sigurimit po u jep investitorëve të pasur më shumë fleksibilitet, kosto të ulëta dhe një shumëllojshmëri alternativash për shërbimet  e Sigurimeve Private të jetës.

Sa më gjatë të mbahet një aset në PPLI, aq më shumë të pasurit u shmangen taksave. Kur një mbajtës i policës vdes, paratë i trashëgon një i familjes, përsëri pa taksë. Këto përfitime godasin thelbin e planeve të Biden për të bërë që shumë të pasurit të paguajnë më shumë taksa për investimet e tyre, veçanërisht për fitimet kapitale që aktualisht nuk janë të vendosura nëse pasuritë mbahen deri në vdekje.

“Sigurimi Privat i Jetës është një pengesë e madhe në qëllimin e Presidentit Biden që individët me të ardhura më të mëdha të taksohen më shumë’, thotë Daniel Hemel, profesor në Universitetin e Chicagos, i cili u kishte rekomanduar demokratëve ta limitojnë këtë strategji. Sipas tij, PPLI është një lak i madh, tërësisht legjitim, i lehtë për t’u aksesuar dhe politikisht i vështirë për t’u hequr.

Ndërkohë që shumë e më shumë asete po shkojnë drejt strategjisë së Sigurimit Privat, ngelet një copëz e hollë e triliona dollarëve të mbajtura nga amerikanët më të pasur.

Këshilli Amerikan i Sigurimit të Jetës nuk i monitoron aspak policat e PPLI-së. Nëse Biden apo demokratët arrijnë sukses me idenë e rritjes së taksave, strategjia do të bëhet akoma më e famshme, të paktën midis atyre që duan të ruhen nga TVSH-ja.

Klientët janë të interesuar, ama duhet të informohen sepse nuk është thjesht blerja e një sigurimi jete.

PPLI-ja ka mangësitë e veta. Ka rregulla strikte dhe komplekse për të vendosur nëse një PPLI quhet sigurim jete. Policat mund të dështojnë nëse nuk financohet siç duhet dhe në kohë. Njëherë asetet të hynë në PPLI, nuk mund të tërhiqen pa një faturë të lartë taksimi, por mund të huazohen ose të depozitohen në një tjetër shërbim a produkt.

Pavarësisht problemeve, kualifikimi si sigurim jete ka përfitimet e veta. Benefitet e vdekjes, të paguara kur një person i siguruar vdes, shmangia e taksave dhe të ardhura nga investimet për të cilat nuk paguan taksa.

Shuma minimale që duhet për t’u regjistrua në PPLI është 2 milionë dollarë, por shumica e investitorëve shkojnë deri në 5 milionë dollarë si fillim, që të duket sikur çështja është më e thellë se sa shmangia e taksave.

Të tërheqësh para nga një Sigurim Privat Jete sa je gjallë do të  kushtojë ca, prandaj aty duhet të futen para që e ke të sigurt që nuk do të të duhen.

Burimi: Bloomberg/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë