Futboll

Pas tifozëve, Komisioni i Disiplinës i heq Egnatias edhe stadiumin

Gazeta Si – Egnatia e këtij sezoni është një nga skuadrat surprizë, që mban vendin e tretë në renditje, por klubi rrogozhinas ka hasur vështirësi për mbarëvajtjen e ndeshjeve në shtëpi.

Gjatë sezonit ka pasur gjoba për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve, pak kohë më parë Egnatia u dënua për të luajtur pa tifozë po për të njëjtën arsye, ndërsa tani vjen një dënim tjetër më i rëndë. Rrogozhinasit duhet t’i luajnë në fushë asnjëanëse ndeshjet e mbetura si skuadër pritëse. Disiplina nuk ka toleruar aspak, duke qenë se dhuna në stadiumin e Rrogozhinës është një rast i përsëritur.

Stadiumi i Rrogozhines gjate nje ndeshjeje. Gazeta Si, 13 prill 2023

‘Egnatia, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, dënohet me zhvillimin e pjesës së mbetur të ndeshjeve për sezonin futbollistik 2022-2023 pa tifozë dhe në fushë asnjanëse”, - shkruhet në njoftimin e Komisionit të Disiplinës.

Për rastin e ndeshjes Kastrioti-Bylis nuk ka asnjë vendim tjetër nga FSHF, që është duke pritur hetimin e hapur nga organet ligjzbatuese, pas kërcënimit të arbitrit Juxhin Xhaja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë