Futboll

Pas Skënderbeut edhe Luftëtari nën hetim nga UEFA për trukim ndeshjesh

Nuk kanë të ndalura skandalet me trukimin e ndeshjeve në futbollin shqiptar. Pas Skënderbeut, duket se ekipi tjetër shqiptar që do duhet të përballet me drejtësinë europiane është Luftëtari. Sipas një dokumenti të publikuar nga faqja Procesi Sportiv në rrjetin social facebook, rezulton se Luftëtari është nën hetim nga Uefa për trukim ndeshjesh. Nuk bëhen të ditura shumë detaje, por e sigurt është që UEFA tashmë ka hapur një dosje për ekipin gjirokastrit.

E gjithë kjo histori për Luftëtarin ka të bëjë me aventurën e tij në Kupat e Europës gjatë verës që shkoi. Luftëtari mori pjesë në turin e parë eliminator të Ligës së Europës, ku u ndesh me ekipin letonez Ventspils. Ekipi bluzi u mposht 5-0 në transfertë në ndeshjen e parë, ndërsa në përballjen e kthimit barazoi 3-3. Këto dy rezultate ngritën hije të mëdha dyshimi që në verë për trukim, por vetëm tashmë është zbuluar që qeveria europiane e futbollit zyrtarisht ka hapur një hetim.

Nuk dihet se cila ka për të qenë vendimmarrja për Luftëtarin. Por nëse do të nisemi nga shembulli i Skënderbeut për ekipin gjirokastrit pritet një dënim shembullor që do e përjashtonte për disa vite nga kompeticionet europiane. Në korrik të vitit të shkuar Gazeta Si, duke u nisur nga lëvizja e koeficienteve dhe sjellja e lojtarëve në fushë aludoi për një trukim të kësaj ndeshje dhe duket se tashmë kjo histori po rezulton e vërtetë. a-e-shiti-ndeshjen-luftetari/


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë