Siç bëri në seancën e parë të Kuvendit, duke u larguar drejt Shkodrës, edhe nesër opozita nuk do të jetë e pranishme në Kuvend.
Në momentin kur do mblidhet Kuvendi, grupi parlamentar i PD-së, LSI-së dhe partive të tjera aleate do udhëtojnë në drejtim të Elbasanit për të mbajtur një tryezë diskutimi për situatën e kriminalitetit në vend.
Më 3 shtator, opozita u mblodh në Shkodër nga ku ngritën shqetësimin për ngjarjet e fundit kriminale atje, ndërsa paralelisht zhvillonte punimet seanca e Kuvendit në Tiranë. Nga Shkodra Lulzim Basha akuzoi maxhorancën se ngjarjet e fundit kriminale janë rrjedhojë e kapjes së qeverisë dhe Policisë së Shtetit nga krimi.
“Një lagje e tërë e qytetit është jashtë kontrollit, ku nuk lëvizet pa miratimin e bandave të krimit dhe policia nuk bën dot gjë”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.