Lajme

Pas shembjes së Teatrit, dorëhiqet anëtarja e Këshillit Bashkiak

Një anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës është dorëhequr pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Gazeta “Si” mëson se këshilltarja Genta Mezini ka njoftuar kolegët e saj dhe kreun e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Toni Gogu përmes postës elektronike për vendimin e dorëheqjes.

Këshilltarja Mezini është zgjedhur që në 2015 anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, por nën siglën e LSI-së. Në 2017 ajo ishte pjesë e një grupi këshilltarësh të kësaj force politike që votuan pro rritjes së çmimit të ujit dhe më pas kaloi me PS, ndërsa në zgjedhjet e 30 qershorit të vitit të kaluar u rizgjodh anëtare nën siglën e PS-së.

Më herët në muajin Shkurt dha doreheqjen nga kjo detyrë edhe Ervin Mete pas emërimit në krye të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë