Pasi mbi njëqind e pesëdhjetë hektarë mal është ndikuar nga zjarri i rënë në zonën e Fushë Arrëzit, me gjithë ndërhyrjen e punonjësve të sektorëve të ndryshëm të Bashkisë situata e zjarreve ka dalë jashtë kontrollit, duke përparuar në zonën e Tuçit dhe duke rrezikuar disa shtëpi në atë fshat.Ndue Doda, nënkryetari i Bashkisë ka kërkuar të ndërhyhet sa më parë me mjete ajrore, sepse terrenin i vështirë dhe era po ndihmojnë flakët të shpërhapen me shpejtësi drejt banesave të banorëve.
“Janë lajmëruar të gjithë instancat e qeverisjes që nga Prefektura deri në Kryeministri për gjendjen e jashtëzakonshme.”, kanë g bërë me dije nga bashkia e Fushë-Arrëzit, pasi përpjekjet për menaxhimin e situatës nga vendasit kanë qenë të pamjaftueshme. Zjarri ka përshirë sipërfaqe me pyje në zonën e Lumbardhit, ndërsa ndërhyrja e mjeteve zjarrfikëse është e pamundur për shkak të terrenit malor.
“Situatë alarmante, zjarri përfshiu pyjet. Zjarrfikëset e kanë të pamundur të vënë zjarrin nën kontroll. Kërkojmë ndërhyrje nga ajri. Zjarret po iu afrohen edhe banesave të banorëve”, ka shtuar nënkryetari i Bashkisë, Ndue Doda.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.