Futboll

Pas Mesit me ‘bisht’, edhe Ronaldo feston si sheik në Arabinë Saudite

Gazeta Si – Pas Lionel Mesit me ‘bisht’, - një nga veshjet arabe më prestigjioze që përfaqëson mirëqenien, - në momentin kur fitoi Kupën e Botës në Katar, është radha e Kristiano Ronaldos të vishet si sheik.

Për festimet e 300-vjetorit të themelimit të Arabisë Saudite, CR7 ka festuar në Riad, duke dalë në fushë gjatë një eventi me veshje tipike saudite. Bashkë me të ishin edhe drejtuesit e Al Nasr, si dhe shoku i skuadrës, Taliska, braziliani që ka luajtur për Benfikën. Të dy mbanin në duar edhe një shpatë.

Ronaldo gjate festimeve ne Riad. Gazeta Si, 23 shkurt 2023

Veshja ishte ajo karakteristike me ngjyra të bardha dhe jeshile (ngjyrat e Islamit). Më pas klubi arab ka shpërndarë në kanalet e veta në rrjetet sociale imazhet e eventit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë