Politike

Pas Meidanit, Meta konsulta edhe me Berishën e Topin

Presidenti Ilir Meta pas takimeve me opozitën jashtë parlamentare, ka nisur etapën e dytë të konsultimeve me ish-presidentët e vendit. Sipas burimeve Meta do të zhvillojë një takim në ora 12:00 me ish-presidentin Sali Berisha. Gjithashtu kreu i shtetit pritet të zhvillojë edhe një takim me ish-presidentin Bamir Topi. Në fokus të konsultimeve do të jetë situata aktuale politike e krijuar, ku për Metën cilësohet si një krizë dhe po akuzon maxhorancën se po kryen puç institucional me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Një ditë më parë presidenti Meta zhvilloi një takim konsultues me ish-presidentin Rexhep Meidani. “Së bashku me ish-Presidentin, Prof.Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale”, shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale.

Ish-presidenti Rexhep Meidani në takim me presidentin Meta. Gazeta Si, 20 nëntor 2019


Në takimin e zhvilluar me partitë e opozitës jashtë parlamentare, presidenti ka qenë pro kërkesës së PD-së dhe aleatëve të saj për zgjedhje të parakohshme. Emërimet në Gjykatën Kushtetuese kanë qenë pjesë e diskutimeve mes Metës dhe gjithashtu edhe mundësia e nxjerrjes së një dekreti për shpërndarjen e Parlamentit. Nga ana e saj opozita kërkon mbajtjen e dy palëve zgjedhjeve në një ditë, parlamentare dhe lokale, si dhe krijimin e një qeverie tranzitore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë