Lajme

Pas lëkundjeve të tërmetit, zjarrëfikëset në TK për të verifikuar nëse  ka pasur çarje

Lëkundjet e forta të tërmetit me magnitudë 5.2 e tronditën kryeqytetin duke bërë që në orët e paradites qytetarët të dilnin nga banesat apo zyrat, megjithëse ende nuk ka një llogaritje të saktë të dëmeve të shkaktuara.  Është raportuar se pak lëkundjeve në oborrin e Teatrit Kombëtar janë parë të mbërrijnë zjarëfikëset për të verifikuar nëse  ka pasur çarje nga  tërmeti. Aktori Neritan Liçaj ka  postuar në profilin e tij në facebook një fotografi ku duken makinat  e zjarrëfikëses.

“U kris Parlamenti dhe Ministria e Kulturës,  u përmbyt Bashkia dhe Teatri asgjë.Si shpirt Teatri.Dhe tani kanë ardhur zjarrefikësit që të shesin të pavertetën tjetër që teatri u kris nga termeti. Sa qesharake e gjitha kjo.”- ka shkruar Liçaj, ndërsa ka shtuar se punonjësit e zjarrëfikëses knë hyr në teatr duke fotografuar të çarat. Sipas Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë të çara të vjetra që do i faturohen fenomenit natyror të ditës së sotme.

Vetë kryeministri Rama gjatë ceremonisë së përurimit të godinës “ArTurbina”  ka theksuar edhe njëherë kushtet e këqija të një godine sipas tij krejt e atrofizuar, e cila mezi mbahet në këmbë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë