Muzike

Pas katër vitesh, Michael Buble rikthehet në skenë

Këngëtari i famshëm Michael Buble është rikthyer në skenë duke dhënë perfomancën e tij të parë, që prej kohës kur djali i tij u diagnostikua me kancer.
Buble do të marrë pjesë në festivale të ndryshme deri në korrik të vitit të ardhshëm, ndërkohë që aktualisht është duke kryer vetëm një koncert në Mbretërinë e Bashkuar.
Buble dhe bashkëshortja e tij, aktorja Luisana Lopilato, anuluan të gjitha angazhimet e tyre profesionale nëntorin e kaluar, pasi djali i tyre më i madh Noah, aso kohe në moshën tre vjeçare, filloi trajtimin për sëmundjen e tij.

Në shkurt të këtij viti, çifti tha se Noah ishte në gjendje të mirë, ndërkohë që në prill më pas aktorja konfirmoi se djali i saj fatmirësisht ishte shëruar.
“Falënderoj Perëndinë, djali im është mirë,” tha ajo në një konferencë shtypi në Argjentinë, duke vënë në dukje se Noah ende kishte një rrugë të gjatë përpara.
Gjatë koncertit Buble tha se mezi kishte pritur për të parë fansat e tij në Londër.
“Ju djema keni qenë të duruar dhe nuk di si t’ju falënderoj për gjithë mbështetjen tuaj,” shtoi ai.
Ndër të tjera ai shtoi se anuloi të gjitha aktivitetet e tij, pasi donte të kalonte kohë me gruan dhe fëmijët. Kjo gjë ishte në fokusin e tij. Gjatë kësaj kohe ai dhe bashkëshortja e tij, kanë edhe një djalë tjetër 1 vjeç të cilin e kanë quajtur Elias./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë