Çelo Hoxha ëshrtë zgjedhur me katër vota pro në krye të Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojat e Komunizmit. Shtatë anëtarët e Bordit të Institutit vendosen që të caktojnë Çelo Hoxhën në këtë post, i cili mbante detyrën e drejtorit të arkivave në këtë institucion. Për drejtorin e ri votuan 6 anëtarë të bordit, ndërsa anëtari i 7-të Gëzim Peshkepia nuk ishte i pranishëm, votën ia delegoi Jonila Godoles. Në garë për këtë post ishin dhe Erald Kapri, Marçelo Hila dhe Leka Ndoja. 4 vota shkuan për Çelo Hoxhën dhe 3 për Erald Kaprin. Anëtarët e bordit drejtues janë Entela Shehu; Uran Butka (kryetar), Vasil Tole, Jonila Godole, Alfred Lako, Enriketa Papa dhe Gëzim Peshkëpia. Por për zgjedhjen e kreut të Institutit ka pasur disa debate në mbledhjen e 13 dhjetorit, kështu që u shty zgjedhja e kryetarit.
Agron Tufa, mbante postin e kryetarit, por ai kërkoi azil politik në Zvicër për shkak të kërcënimeve që kishin ushtruar ndaj tij. Me anë të një letre Tufa i paraqiti dorëheqjen kryetarit të Bordit, Uran Butkës.
Në këtë letër Tufa pretendonte se është kërcënuar nga njerëzit e ish-sigurimit dhe se s’mund të rrezikonte jetën e familjes së tij. Shkrimtari Tufa pati një debat të ashpër me deputetët e PS-së, si Spartak Braho dhe historianë e politikanëve sa i përket pikërisht librit të botuar nga ky Instituti, me autori Çelo Hoxha, i titulluar “Krimet e komunistëve gjatë luftës”, ku renditesh emrat e partizanëve të luftës, që ka udhëheqësit e PKSH-së, si Enver Hoxha. Të 200 emrate listuar cilësoheshin që kishin kryer krime gjatë periudhës së luftës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



