Arsim

Pas Harvardit, Gjuha Shqipe do të mësohet edhe në Universitetin e Pensilvanisë

Nga Gazeta Si- Pas Harvardit, tashmë gjuha shqipe do të mësohet edhe në Universitetin e Pensilvanisë, një nga më të mirët në Amerikë.

Lajmin e ka dhënë Ballina Prishtina, një ish-studente e këtij Universiteti. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Prishtina shkruan se pas një përpjekje 1 vjecare duke nxitur administratën dhe duke kërkuar zyrtarisht që shqipja të mësohet në Pensilvani, kursi “Shqip Elementar I” është tashmë i disponueshëm për semestrin e ardhshëm të pranverës 2024.

“Shpresoj që të gjithë ta kuptojmë se çfarë momenti historik është ky për ne si grup në kampus dhe që gjuha jonë e bukur dhe unike të mësohet në universitetin më të vjetër amerikan. Shqipja fillore tani do të ofrohet mes shumë gjuhëve të tjera në departamentin e gjuhëve dhe do të jetë e aksesueshme për të gjithë studentët në Universitetin e Pensilvanisë. Edhe pse jam diplomuar këtë maj, jam jashtëzakonisht krenare që jam dëshmitare e krijimit të klasës së parë që do të nxjerrë në pah vetëm shqiptarët në Penn”, shkruan Prishtina.

Ajo thotë se ky kurs do të shërbejë si një portë për studentët që të mësojnë më shumë rreth gjuhës dhe historisë sonë, dhe do të shërbejë si një mjet që shqiptarët tanë të brezit të parë, të dytë, madje edhe të gjeneratës së tretë, të jenë në gjendje të vazhdojnë të flasin shqip për brezat që do të vijnë. “Unë u bëj thirrje të gjithë studentëve aktualë që të ndjekin kursin dhe të lënë gjurmë në transkriptet dhe arsimimin në Penn si luftëtarë që po bëjnë atë që duhet për ta mbajtur gjuhën tonë të folur dhe të gjallë. Shpresoj që të gjithë të mbani mend që të mos ndaloni kurrë së avokuari për popullin dhe gjuhën tuaj. Ne jemi një, ne jemi shqiptarë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë