Ekonomi

Pas Gjermanisë edhe Franca drejt recesionit. Dy ekonomitë më të mëdha të Europës po rrënohen

Ekonomia e Francës papritur pësoi rënie edhe pse inflacioni po bie.

PBB-ja e vendit u tkurr me 0.1% në tremujorin e fundit, ndryshe nga se ishte parashikuar. Inflacioni nga ana tjetër ra në 3.8% për nëntorin, niveli më i ulët në dy vite. Analistët prisnin rritje në 4.1%.

Parashikimet tani flasin për një recesion të afërt në zonën e euros dhe qeveritë duket se e kanë pranuar atë. Dy ekonomitë më të mëdha të rajonit, fillimisht Gjermania dhe tashmë Franca, janë rrugës për një recesion.

Prodhimi i Francës pësoi rënie nga ulja e investimeve dhe konsumit. Qeveria franceze ka vendosur një kufi në koston e energjisë dhe disa produkte të shportës.

Gjithsesi kjo i ka bërë investitorët të besojnë se Banka Qendrore Europiane do t’i ulë normat e interesit më shpejt nga se pritej./Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë