Futboll

Pas dënimit, City-it mund t’i hiqet titulli i vitit 2014

Manchester City do t'i duhet të ristrukturojë financat e tyre nga e para, e me shumë mundësi do ti duhet të shesë lojtarë si Raheem Sterling, Kevin De Bruyne e Aymeric Laporte, nëse Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të mbajë në fuqi dënimin dy vjeçar nga Champions League,  që u vendos nga UEFA’s Club Financial Control Body.

City gjithashtu mund të përballet me mundësinë e heqjes së titullit të tyre të Premier League, fituar në 2014 , nëse një hetim i brendshëm i federatës do të zbulojë se ata kanë thyer rregullat financiare, gjë që City e mohon.  Tekniku spanjoll Pep Guardiola thuhet se ka mbështetur pozicionin e klubit dhe nuk ka asnjë rrezik që ai të largohet. Manchester City nga ana tjetër, deklaron që është i pastër dhe nuk ka asgjë që të shqetësohet.

Por me hetimin e nisur në Premier League, City ende nuk është dënuar dhe federata nuk ka lëshuar asnjë koment, edhe pse ka pasur spekulime për heqje pikësh në këtë sezon, gjë tani do të ishte kryesisht e pakuptimtë. Nëse City shpallet fajtor, Premier League mund ti lejojë komisionit të zbresë pikë në retrospektivë, që mund të komprometojë pozicionet e renditjes së City në sezonet e përfolura. Edhe pse nuk është konfirmuar nga Premier League, periudha nën hetim duket se është ajo nga 2012 në 2016, pikërisht kur UEFA  dhe CFCB thonë se City abuzoi me të ardhurat nga sponsorizimet.

City nuk do të ketë simpati nga 19 klubet e tjera të Premier League, një pjesë e mirë e të cilave, shpresojnë të përfitojnë nga dobësimi i Citizens.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë