Politike

Pas bashkimit, PD e Rithemelimit zbret në bazë, zgjedhje të reja në 19 degë  

Pas bashkimit me pjesën tjetër të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi dhe deputetët janë shpërndarë në bazë për ristrukturimin e degëve.    

Komisioni për Organizimin dhe Kontrollin e Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike, pas vendimit të marrë në Kryesinë e PD, ka shpallur hapjen e garës për 19 degë të PD, Kryetarët e të cilave dhanë dorëheqje për garën për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Zgjedhjet do të zhvillohen sipas një kalendari të paracaktuar ne 14 degë. Janë 35 kandidatura në garë.

Në 5 degë të tjera të mbetura, Komisioni njofton se zgjedhjet do të mbahen në një afat të dytë, për shkak të nevojës së marrjes së masave shtesë organizative në këto degë


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë