Muzike

Pas 8 vitesh, Bob Dylan rikthehet me një këngë 17 minutëshe për Kennedy: Kujdesuni per veten

“I përshëndes gjithë fansat e mi për mirënjohjen, mbështetjen dhe besnikërinë ndër vite. Kjo është një këngë e pa treguar që e kemi regjistruar disa kohë më parë dhe që mund të jetë interesante. Kujdesuni për veten, Zoti ju bekoftë!”. Me një mesazh të papritur kantautori i famshëm amerikan Bob Dylan, ka befasuar fansat e shumtë anembanë botës. E pamundur të menaxhosh një njeri dhe një artist si ai, i paparashikueshëm në gjithçka që ka bërë dhe vazhdon të bëjë, gjithnjë i gatshëm të rrëmbejë skenën.

https://twitter.com/bobdylan/status/1243389605451198465

’Ishte një ditë nga Kupa e Dallas, nëntor 63’, kështu janë fjalët e para të këngës “Murder most foul”, e gjatë plot 17 minuta dhe me një tekst me më shumë se 1400 fjalë. Në ketë këngë rrëfehet vrasja e Presidentit John Fitzgerald Kennedy dhe ëndrrave të viteve 60-të. Një lloj opere shekspiriane, ku kënga shpaloset ngadalë mbi një mbështetje instrumentale delikate të violinës dhe pianos. Vokali i Dylan është i pasur dhe ekspresiv, ndërsa përshkruan vrasjen, shpalosjen e antikulturës dhe referenca për yjet e atyre viteve si Beatles, Marilyn Monroe e gjithë muzikën e Amerikës së shekullit 20. Një rikthim në atmosferën e viteve ’60.  Kjo këngë vjen plot 8 vjet pas albumit të fundit në 2012 “Templest” , dhe kënga më e gjatë në repertorin e Dylan është Highlands , from Time Out of Mind e 1997, kryevepra e prodhuar nga Daniel Lanois , e gjatë 16 minuta dhe 31 sekonda.

Bob Dylan, me një karrierë të gjatë, gati prej 5 dekadash ka shkruar qindra këngë që ndikuan tek shumë artistë të rinj, për këtë ndikim Dylan arriti që mes shumë çmimeve të rëndësishme, të fitonte edhe çmimin “Nobel” për letërsi.

https://www.youtube.com/watch?v=3NbQkyvbw18

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë