Politike

Partneriteti me SHBA në fusha të ndryshme, presidenti Begaj pret ambasadoren Yuri Kim

Gazeta Si - Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj u takua këtë të enjte në selinë e Presidencës me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Temat e diskutimit midis tij dhe diplomates amerikane, ishin për sfidën e energjisë, fushën e sigurisë, Reformën në Drejtësi e pika të tjera.

“Ditën e sotme pata kënaqësinë të pres në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh.S. Znj. Yuri Kim. Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.

Përsa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët”, ka shkruar në Facebook Presidenti Bajram Begaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë