Futboll

Partizani, shpërthen presidenti Demi: Na vodhën në Laç, ishte si në Afganistan

Gazeta Si – Me humbjen në Laç Partizani është larguar 5 pikë nga kreu dhe gara për titullin kampion bëhet më e vështirë. Por në kampin e kuq gjykojnë se u është bërë padrejtësi në fushën e Laçit, ku kundërshtari shënoi një gol në pozicion jashtë loje.

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, në një lidhje direkt me një nga emisionet sportive, ka shpërthyer ndaj gjykimit, por edhe ndaj fushës së Laçit. Ai u shpreh se ishte sikur të luhej në Afganistan dhe se Partizani është vjedhur. Deklarata e tij është publikuar edhe në faqen zyrtare të klubit.

Nga ndeshja Laçi-Partizani, 3-2. Gazeta Si, 17 prill 2023

“Ndoshta Laçit, ngaqë iu bë një hile me Krujën, donin ta mbulonin në ndeshjen tonë. Terreni ishte si në Afganistan. Një gol ndikon gjithçka. Goli i tyre ishte pozicion jashtë loje, nuk kam çfarë them. Unë nuk jam i cënuar si njeri, ua thashë edhe tifozëve, që është turp që bëhet kështu.

Ky Xhaja para një jave ishte në Durrës, i nxorri karton të verdhë lojtarit tonë që mos luante në ndeshjen pasardhëse. Kam të drejtë të dyshoj, më duket një vjedhje ndaj Partizanit ndeshja në Laç. Nga moviola që ua, i bie që na kanë vjedhur si Partizan.

Kuptova që Partizanit i kanë rënë në qafë, në Laç ishte si në Afganistan. I bie që duhet të sillem edhe unë te fusha e Partizanit si në Afganistan, por fytyra ime nuk i lejon këto. Shpresojmë t’ia kenë larë Laçit borxhin që i kishin dhe ta kenë goditur Partizanin. Do më vinte shumë keq po të qe e sistur kjo punë. Diçka nuk shkon”, - tha presidenti i të kuqve. Në Lac Partizani iu anulua edhe një gol nga VAR-i.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë