Futboll

Partizani prezanton Eros Grezdën, ish-lojtari i Kombëtares firmos për një vit

Gazeta Si – Zyrtarizohet kalimi i Eros Grezdës te Partizanit. Kjo është pa dyshim goditja më e madhe e merkatos së verës deri në këtë moment. Ish-lojtari i Kombëtares ka firmosur për një vit me klubin e kuq dhe është prezantuar nga drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj.

Grezda njihet mirë edhe nga trajneri Zoran Zekiç, pasi ka luajtur në Kroaci. Partizani po rivalizon fort Tiranën në merkato, me qëllimin për të bërë një paraqitje të mirë ne kupat e Europës, por edhe sezonin e ardhshëm.

Grezda dhe Abilaliaj gjate prezantimit. Gazeta Si, 23 qershor 2023

“Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Eros Grezdën. Ish-sulmuesi i Kombëtares është zyrtarisht pjesë e kampionëve të Shqipërisë. 28-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me të kuqtë, me të drejtë rinovimi nga ana e klubit edhe për një tjetër sezon.

Përgjatë karrierës së tij Grezda është aktivizuar në radhët e Lokomotiva Zagreb, Osijek, Gllasgou Rejnxhërs, Shibenik, Manisa dhe Zalaegerszeg. Me ekipin tonë përfaqësues sulmuesi regjistron 13 ndeshje dhe 1 gol”, - shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit të kuq.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë