Futboll

Partizani nuk nxiton të gjejë zëvendësuesin e Lerdës

Një ditë pas largimit të italianit Franko Lerda, Partizani duket se nuk nxitohet aspak të gjejë menjëherë zëvendësuesin. Dy ndeshjet e mbetura për këtë vit pritet të drejtohen provizorisht nga Renaldo Kalari dhe Genc Tomorri, dy emra të njohur brenda klubit kryeqytetas, megjithëse favorit mbetet ende edhe Orges Shehi.

Genc Tomorri

Teuta është përballja e parë në transfertë e Partizanit, ndërsa më pas pret në Tiranë shkodranët e Vllaznisë. Burime nga klubi thanë se vendimi për trajnerin e ri është prioritet, por gjithsesi nuk duhet nxituar në këtë drejtim. Për këtë arsye, për të mbyllur ndeshjet për këtë vit, janë përcaktuar Kalari dhe Tomorri, të cilët janë pjesë e klubit prej shumë kohësh.

Ish-trajneri i Partizanit, Franko Lerda. Gazeta “Si”, 15 dhjetor 2019

Në seancën e parë stërvitore në periudhën post-Lerda, si pjesë e stafit ëështë afruar edhe përgatitësi atletik, Korado Sakone, i cili ishte larguar larguar pas përplasjeve me ish-trajnerin italian, tre muaj më parë.

Në ndeshjen e parë, Partizani do të shkojë në Durrës, ku gjen një ekip gjithashtu me trajner të ri, pasi Edi Martini do të drejtojë tashmë pankinën e Teutës. Nesër shkodrani do të zhvillojë stërvitjen e parë, në një rikthim në Durrës, pasi ka drejtuar Teutën edhe në sezonin 2010-2011.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë