Futboll

Partizani nis nga Andorra misionin e 2-të europian, sot përballë Atletik Eskaldes

Gzeta Si – Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Partizani ka të drejtën të vazhdojë aventurën europiane në Ligën e Konferencës, kompeticionin e krijuar vetëm 2 vejët më parë. Dhe sot luan ndeshjen e parë të turit të dytë eliminator ndaj Atletik Eskaldes të Andorrës. Ndeshja luhet në transfertë, në orën 17:00.

Kampionët e Shqipërisë kërkojnë të lënë pas zhgënjimin ndaj Bates, që i eleminoi nga Championsi. Trajneri Zoran Zekiç do të ketë një skuadër më të plotë, pasi të gatshëm duket se janë mbrojtësi Kocijan dhe mesfushori Gjelbërim Taipi. Të besuarit e kroatit pritet të hedhin që sot një hap drejt kualifikimit.

Kundërshtari është modest dhe Partizani është favorit në letër. Megjithatë, vlerësimi është maksimal, sepse do të ishte fatale nëse do të gabohej edhe këtë herë. Të kuqtë kanë një mundësi shumë të mirë t’u kualifikuar, ndërkohë që edhe më tej fati u rezervon një sfidë realitivisht të lehtë. Nëse kualifikohet, Partizani ndeshet me fituesin e çiftit Tre Pene-Valmiera.

Po sot zbret në fushë edhe Ballkani, ekipi kampion i Kosovës. Skuadra e trajnerit Ilir Daja pret në stadiumin “Fadil Vokrri” irlandezo-veriorët e Larne dhe shanset për fitore janë të mëdha. Edhe Ballkani, ashtu si Partizani, u eliminua nga Championsi që në raundin e parë nga bullgarët e Ludogorets.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë