Futboll

Partizani në duart e ish-lojtarëve të Kombëtares, largohet drejtori Marini

Gazeta Si – Partizani, ekipi kampion i Shqipërisë, synon në hapë një cikël të ri, me një strukturë të re drejtuese të udhëhequr nga disa ish-lojtarë të Kombëtares, si Adrian Aliaj e Florian Myrtaj. Përflitet edhe emri i Igli Tares, drejtorit sportiv të Lacios, por duket e vështirë që ai të heqë dorë nga karriera e tij europiane për t’u kthyer në Shqipëri.

Klubi i kuq sapo ka mbyllur bashkëpunimin me drejtorin sportiv Elton Marini. “Partizani njofton mbylljen konsensuale të bashkëpunimit me drejtorin sportiv Elton Marini. Partizani e falënderon për gjithçka ka dhënë për klubin e kuq në një vit të suksesshëm”, - shkruhet në njoftimin zyrtar të Partizanit.

Adrian Aliaj shihet ne qender te projektit te ri te Partizanit. Gazeta Si, 5 qershor 2023

Tani mbetet të shihet si do të rrjedhë situata në klubin kryeqytetas dhe se çfarë postesh drejtuese mund të marrin konkretisht Aliaj, Myrtaj, apo edhe dy vlonjatët e tjerë, Ardi Behari dhe Arbër Abilaliaj, ish-futbollistë të Partizanit.

Nga këto lëvizje mund të kuptohet se projektet e së ardhmes, të paktën në letër, janë të mëdha te Partizani. Adrian Aliaj aktualisht është menaxher futbolli, ku ndër lëvizjet më të bujshme të tij është transferimi i Amir Rrahmanit te Napoli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë