Futboll

Partizani mundet në Kukës, një perlë e Gjelbërim Taipit vendos ndeshjen

Gazeta Si – Një roveshiatë e Gjelbërim Taipi vendosi ndeshjen mes Kukësit dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 23-të të Superiores. Kuksianët kanë marrë një 3-pikësh të rëndësishëm që i largon nga fundi, ndërsa për të kuqtë komplikohet rruga e titullit kampion.

Momenti që vendosi ndeshjen ishte ai i minutës së 22-të, kur kapiteni i Kukësit, Gjelbërim Taipi, mposhti portierin Rexhepi me një veprim të bukur teknik. Kukësi pretendoi në pjesën e parë edhe për një penallti, pas prekjes së topit me dorë në zonë nga Telushi.

Në pjesën e dytë skuadra e Hallacit mbrojti rezultatin. Pati edhe një rast për golin e dytë me Edi Bashën, po kroati gaboi përballë portierit kundërshtar. Te Partizani nuk bënë punë as ndërrimet e trajnerit Kolela dhe në fund u detyrua të pranojë humbjen.

Nëse Tirana fiton nesër me Teutën, diferenca me kreun do të shkonte në 6 pikë dhe titulli kampion bëhet shumë i vështirë për të kuqtë.

Egnatia arriti një fitore të madhe në Ballsh, me rezultatin 2-3. Bylisi shënoi i pari në fillim të pjesë së dytë, por pastaj mbeti me 10 vetë. Damçesvski shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton tq kuq. Rrgozhinasit barazuan dhe më pas shënuan edhe 2 gola të tjerë, duke marrë një fitore të çmuar në transfertë për zonën europiane.

Të shtunën, përveç Tirana-Teuta, luhet edhe ndeshja tjetër mes Vllaznisë dhe Kastriotit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë