Një gol i Jasir Asanit në pjesën e parë i ka dhënë fitoren Partizanit në ndeshjen me Laçin, që mbylli javën e 13-të Superiores. Të kuqtë shkojnë 25 pikë, duke nisur shkëputjen nga ndjekësit. Tashmë rivali më i afërt, Kukësi, është 4 pikë prapa. Ndeshja me Laçin është dominuar nga skuadra e trajnerit Franko Lerda, që kishte raste pa fund për të shënuar gola të tjerë, por nuk ia doli.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena” është paraprirë nga një episod i pakëndshëm. Në stadium nuk ka pasur autoambulancë dhe u desh të pritej 15 minuta që ajo të vinte dhe më pas të niste loja normalisht. Përgjegjësi e klubit organizator të ndeshjes, në këtë rast e Partizanit.
Ra në sy te Partizani mungesa e mesfushorit Esat Mala, i cili nuk ishte as në stolin e rezervave. Mes lojtarit dhe drejtuesve të Partizanit, siç e pohoi pas ndeshjes edhe presidenti Gaz Demi ka një çështje. Ai është lënë jashtë ekipit, sepse nuk ka pranuar të rinovojë kontratën, por të presë përfundimin e saj për të ikur më pas me parametra zero nga të kuqtë. Për këtë arsye klubi e ka lënë jashtë ndeshjes me Laçin dhe kështu do të vazhdojë situatë, nëse palët nuk arrijnë një marrëveshje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.