Futboll

Partizani merr borxh te Teuta për kupat e Europës, Tirana pret të tjera afrime

Gazeta Si – Skuadrat shqiptare që marrin pjesë në kupat e Europës po lëvizin me shpejtësi këto ditë për të kompletuar grupin dhe për të qenë sa më të përgatitura. Në kryeqytet, te Partizani dhe Tirana ka pasur lëvizje në hyrje dhe në dalje.

Klubi i kuq lajmëroi sot largimin e mbrojtësit sllovak Menish, ndërsa një ditë më parë është larguar edhe kosovari Engjëll Hoti. Rrapaj rinovoi, Keko ishte afrimi i parë te të kuqtë, të cilët presin edhe goditjen e madhe Eros Grezda.

Pano Qirko, portieri i huazuar te Partizani nga Teuta. Gazeta Si, 15 qershor 2023

Po sot klubi i Partizanit ka arritur një marrëveshje për hauzimin e portierit Pano Qirko nga Teuta vetëm për kupat e Europës. “Teuta ka arritur marrëveshjen me Partizanin për huazimin e portierit Pano Qirko për ndeshjet e kupave të Europës. Pano Qirko do të rikthehet në skuadër pas përfundimit të fazës kualifikuese që Partizani ka në Champions”, - shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.

Tirana ka bërë disa afrime, siç janë sulmuesi Kaina, portieri Selmani dhe mbrojtësi Obanor. Bardheblutë kanë rinovuar me Hilën dhe Aleksin dhe presin të tjera përforcime, në krahun e majtë të mbrojtjes, por edhe të sulmit. Emri më i lakuar për t’u bashkuar me skuadrën e Shehit është ai i Liridon Latifit, që është larguar tashmë nga Vllaznia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë