Ëndrra e Bylisit vazhdon. Me rikthimin e kampionatit, skuadra ballshiote ka mundur 2-1 Partizanin kryesues, që po tregon vazhdimisht se nuk është më në nivelin e sezonit të kaluar. Edhe pse ekipi i drejtuar nga trajneri italian Franko Lerda mbetet në vend të parë, 2 pikë para Bylisit, ka oshilacione të forta në lojë.
Edison Ndreca shënoi golin e parë në fillim të ndeshjes, i ndihmuar edhe nga një devijim i topit nga mbrojtësi Belica. Jurgen Bardhi barazoi për Partizanin brenda pjesës së parë, ndërsa goli që vendosi ndeshjen ishte ai i sulmuesit Guindo në pjesën e dytë. Partizani nuk mundi të barazonte dhe u shfaq nervoz në fundin e takimit, ku mesfushori Bruno Telushi u ndëshkua me marton të kuq nga gjyqtari Hamiti dhe do të mungojë në derbin e Tiranën javën e ardhshme. Një mungesë e madhe për të kuqtë.

Në Gjirokastër ka triumfuar Vllaznia, me rezultatin 0-2. Të dy golat u shënua në fundin e ndeshjes nga Mallota dhe Gilman Lika, ndërkohë që Luftëtari më parë kishte humbur raste të pastra shënimi para portës shkodrane. Për gjirokastritët, kjo ishte ndoshta humbja që pret çdo shpresë për qëndrimin në Superiore, edhe pse ka edhe shumë javë kampionat. Renditja e Superiores është pak e çuditshme këtë sezon dhe Vllaznia, pas kësaj fitoreje, nga zona e rrezikut, e sheh veten në vend të 4-t, në zonën evropiane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.