Analize

Partia që gjunjëzoi Erdoganin dhe rikthimi i “ushtarëve të vjetër”

Përgjatë viteve të fundit, presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe qeveria e tij kanë marrë kontrollin e gjyqësorit, i kanë vënë pranga shtypit dhe u kanë kufizuar qytetarëve shumë nga të drejtat dhe liritë demokratike. Por më 31 mars, keqqeverisja duket se u kthye në një bumerang për të përndjekur si Erdoganin ashtu edhe partinë e tij, AK-në. Edhe pse mori shumicën e votave kombëtare, Erdogan pësoi humbje në pesë prej gjashtë qyteteve më të mëdha të Turqisë, përfshirë Stambollin, motorin ekonomik të vendit dhe Ankaranë. Humbja e Stambollit ishte padyshim goditja më e madhe për presidentin turk,duke pasur parasysh se ai filloi atje karrierën e tij politike dy dekada më parë. Partia e tij humbi përballë një kandidati pothuajse të panjohur për publikun, Ekrem Imamoglu, i cili po konsiderohet si ylli në ngritje i partisë opozitare CHP (Partia Popullore Republikane).

CHP-ja nuk ka qenë në pushtet për më shumë se gjysmë shekulli,por këtë javë ia doli të shkundë Erdoganin nga froni ku po qendron prej gati dy dekadash. Partia republikane u themelua në vitin 1923 nga themeluesi i shtetit turk, Mustafa Kemal Atatürku. Ajo është partia e parë, më e vjetra e vendit. Deri në vitin 1945 ajo madje ishte e vetmja parti në Turqi.

Megjithatë, CHP-ja është bërë kurban politik për të gjithë vorbullën e autoritarizmit që është zhytur Turqia. Ajo është akuzuar edhe për “oreksin” e AK-së për pushtet despotik, për shkak të opozitës së dobët parlamentare.

CHP nuk u krijua nga protestat e punëtore dhe as nuk u themelua si një forcë politike që u rebelua kundër një sistemi të pabarabartë. Përkundrazi, CHP-ja krijoi një sundim të ri republikan mes rrënojave të një perandorie të shkatërruar që kishte sunduar për gjashtë shekuj më radhë.

Kandidati i CHP për Stambollin Ekrem Imamoglu

Me themelimin e Republikës Turke, CHP-ja ndërmori reforma gjithëpërfshirëse për të mundësuar transformimin e vendit nga sulltanat në një republikë me qytetarë laikë dhe ligje modernë. Pothuajse çdo aspekt i jetës në Turqi në atë kohë kërkonte reforma,duke filluar nga alfabeti dhe veshja, sistemi arsimor apo rëndësia e fesë në jetën publike. Është e rëndësishme të theksohet se këto reforma u zbatuan në një periudhë gjatë së cilës pothuajse asnjë regjim demokratik nuk mbizotëronte në Europë.

Në vitin 1935, Kongresi i Tretë i CHP -sëdeklaroi gjashtë parime bazë si thelbin ideologjik të Partisë: republikanizmin, nacionalizmi, populizmin, etatizmi, laicizmi dhe revolucionin.

Është e panevojshme të thuhet se këto parime themelore janë përditësuar që atëherë dhe disa prej tyre nuk kanë më rëndësi politike, me përjashtim të “nacionalizmit” dhe “laicizmit megjithëse interpretimi i tyre sot është shumë më i butë se sa gjatë para viteve 1940.

Megjithatë, votuesit vazhdojnë ta perceptojnë laicizmin si një koncept anti-fetar, anti-islamik. Prandaj ky fakt është ende një hendek zgjedhor për CHP-në dhe përdoret nga Erdogan si propagandë kundër saj.

Duke qëne se ka një qendrim pozitiv ndaj Europës, Erdogan e ka akuzuar shpesh partinë se është bërë palë me ata që duan të ndajnë Turqinë. CHP-ja e sheh një anëtarësim të Turqisë në Bashkimin Evropian si një hap të nevojshëm për modernizim. Themeluesi i partisë Atatürk e vazhdoi përshtatjen osmane të vonë ndaj Perëndimit dhe reformoi drejtësinë, ekonominë, ushtrinë dhe politikën sipas modelit të shteteve evropiane.

Kemal Kiliçdaroglu, kreu i partisë CHP, mban një poster që lexon në turqisht: ‘Drejtësi’

CHP ka anëtarë shumë më të shkolluar dhe me të ardhura më të larta se AK-ja, e cila si tendencë i drejtohet popullatës më të paarsimuar të fshatrave.

Në vitet 60’ rivaliteti midis AK-së dhe CHP mbeti një tipar i rëndësishëm i politikës turke. Edhe pse të dyja palët proklamuan besnikërinë e tyre ndaj idealeve të Ataturkut, ato mbajtën pozicione të ndryshme ideologjike. Suleyman Demirel, i cili u bë udhëheqës i AK-së në vitin 1964, favorizoi politikat ekonomike që mbështesnin sipërmarrësit privatë dhe industrialistët. Në të kundërt, Bülent Ecevit, i cili u bë udhëheqës i CHP-së në vitin 1965, besonte në një formë të socializmit demokratik për monitorimin e biznesit privat dhe mbrojtjen e punëtorëve dhe konsumatorëve. Pikëpamjet e këtyre dy burrave dhe pozicionet e partive të tyre përkatëse u bënë gjithnjë e më të polarizuara pas vitit 1972.

E udhëhequr nga Bulent Ecevit në vitet 1970, CHP-ja ishte një nga partitë më të mëdha përpara grushtit të shtetit të vitit 1980. Paaftësia e AK–së ose e CHP-së për të fituar shumicën parlamentare dhe refuzimi i Demirel dhe Ecevit për të bashkëpunuar, e bënte të domosdoshme formimin e koalicioneve të shumta dhe qeverive të pakicave. Grupe të ndryshme të së djathtës dhe të majtës ekstreme formuan organizata të paligjshme politike që përdorën dhunën në ndjekje të objektivave të tyre, të cilat për grupe të caktuara përfshinin përmbysjen e qeverisë.

Ndikimi i CHP-së ra shumë pas fitores së parë në zgjedhje të AKP-së në vitin 2002. Kjo bëri që në njëzet vitet e shkuara të niste një ndryshim pushteti dhe ndryshim kulturor që përfshiu gjithë shoqërinë. Erdogani e konsolidoi pushtetin, duke e zëvendësuar elitën e vjetër kemaliste, veçanërisht në medie, drejtësi dhe në ushtri, me një elitë të re konservatore.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan

Një ndryshim rrënjësor ndodhi brenda strukturave të CHP-së gjatë majit të vitit 2010. Kryetari Baykal dha dorëheqjen dhe partia zgjodhi menjëherë Kemal Kilicdaroglu. Testi i parë i udhëheqësit të ri ishte referendumi i paraqitur nga AKP në shtator 2010, me qëllim të ndryshimit të disa neneve të kushtetutës. Të përballur me kërcënimin për të kryer një fushatë menjëherë pas zgjedhjes së tij, Kilicdaroglu bëri përpjekje të mëdha; por performanca e partisë në përgjithësi nuk ka qenë bindëse.

Në verën e vitit 2017, në atë që pa dyshim ishte një goditje e rëndë për qeverinë e Erdoganit, udhëheqësi i partisë CHP, Kemal Kilicdaroglu, korri fitoren e tij më të madhe kur filloi një marshpër të protestuar ndaj burgimit të një anëtari të partisë së tij. Ndërkohë që Kilicdaroglu u nis në këmbë nga Ankaraja në Stamboll, ai tërhoqi dhjetëra mijëra pasues dhe vëmendje të rëndësishme mediatike.

Dhe pas 25 ditësh ecje, ai triumfalisht hyri në Stamboll, qytetin më të madh dhe më të rëndësishëm të Turqisë dhe kështjellën kryesore të AKP-së. Por pasi mbështetësit e Kilicdaroglu u shpërndanë, nuk ndodhi asgjë. Marshimi mund të kishte ketë qenë fillimi i një fushate për rivendosjen e sundimit të ligjit, procesit të rregullt zgjedhir dhe fillimin e luftës kundër korrupsionit, por Kilicdaroglu nuk mundi ta menaxhonte. Si rezultat, CHP, e cila ishte partia e Ataturkut, është kthyer thjesht në një parti rajonale e përqendruar në bregdetin turk të Egjeut.

Megjithatë, dy vite më vonë, CHP-ja korri fitoren më të madhe në 20 vitet e fundit, e konsideruar nga shumë ekspertë si “rikthimi i ushtarëve të vjetër”.

 

Më Shumë