Lajme

“Partia e shpellës”, Veliaj ironizon PD-në

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar ditën e sotme një foto në “Twitter” nga Tirana gjatë kohës së qeverisjes së Partisë Demokratike. Në një kohë që situata është mjaft e nxehtë lidhur me projektin e “Unazës së Madhe”, kjo foto nga ana ekryebashkiakut duket si një thumbim për opozitën.

Veliaj thekson se opozita e tanishme kur ishte në pushtet ishte kail ta kthente të gjithë qytetin në gjiriz veç për një grusht votash, ndërsa siguron se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë më.

“’UrbanPool’. Një foto e Tiranës nga Robert Pischler në zenitin e qeverisjes SHQUP-oretë kryeqytetit. Kur i referohem “partisë së shpellës” kam parasysh lehtësinë epapërballueshme me të cilën janë kail ta kthejnë qytetin në gjiriz veç për njëgrusht votash! #NeverAgain”, shkruan Veliaj në “Twitter”.

https://twitter.com/erionveliaj/status/1065138698176684032

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë