Lajme

Kuvendi pa opozitën, shtyhet diskutimi për magjistratët

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur ditën e sotme në seancën plenare të radhës për të diskutuar mbi ligjin për Magjistratët si dhe ndryshimet në Kodin Rrugor.

Për ligjin e Magjistratëve ka pasur diskutime të mëdha mes mazhorancës dhe opozitës.

Ashtu si në seancat e kaluara të këtij sesioni parlamentar, opozita e bashkuar ka bojkotuar sërish Kuvendin.

Projektligji aq shumë i diskutuar për “Magjistratët” nuk është hedhur në votim, pasi  kërkon shumicë të cilësuar të votave. Ndërkohë janë votuar disa nga ligjet e parashikuara për rendin e ditës. Ligji për ndryshimet e “Gazit Natyror” është votëbesuar duke marrë 71 vota.

Sakaq, Partia Demokratike prezantoi sot propozimin e saj për masat antimafia për çlirimin e ekonomisë, siç thuhet nga PD, “nga korrupsioni dhe oligarkia”.

Qëllimi i alternativës demokrate është sekuestrimi i pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshtim me ligjin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë