Lajme

Parku fotovoltaik i Karavastasë siguron çmim konkurrues për prodhimin e energjisë

HEC-i i Skavicës do të ndërtohet 100% nga buxheti i shtetit

Parku i prodhimit të energjisë fotovoltaike në Karavasta do të ndërtohet nga kompania franceze Voltalia. Ajo rezultoi fituese e ankadit për të cilin u interesuan 30 kompani. Por në finalen mes  5 kompanive finalist Voltalia me 100 % kapital francez ofroi çmimin  më të mirë të prodhimit të energjisë prej 24,89 për mega vat. Ky është çmimi më i ulët që ka mundur të siguroj ndonjëherë Shqipëria dhe madje shumë konkurrues në tregun ndërkombëtar.

Ministrja Balluku e komentoi si një sukses të madh çmimin e ofertuar duke u shprehur se "prodhimi me çmimin më të ulët gjendet në Jordani ku moti është shumë më premtues se tek ne për sa i përket kohëzgjatjes dhe shkëlqimit  të diellit, 26 euro”. Ajo tha se "kjo do të jetë një marrëdhënie përfitimi e shtetit shqiptar dhe e investitorit në vend”.

Përfaqësuesi i ministrisë  që sqaroi kriteret teknike tregoi se afati i kontratës është 30 vjeçare. Duke renditur kriteret ai tha se kompanitë pjesmarrëse në ankand duhet të kishin kapital jo më të vogël se 550 mijë euro, renditje A3 nga Moody’s, çdo bashkim që aplikonte duhet të kishte eksperiencë të mëparshme të paktën 3 ndërtime impiantesh me kapacitet 100 mega vat të shoqëruar me çertifikatë, të paktën një park fotovoltaik, ndërtimi i studimit të fezibilitetit me theks studimi mjedisor, 50 mln euro neto të paktën qarkullim në 3 vitet e fundit, dëshmi financiare apo letër interesi të lëshuara nga bankat e nivelit të dytë dhe  një ofertë financiare jo më e lartë se 55 euro dhe  kritere teknike sipas praktikave të kohës së fundit të teknologjisë.

“Kriteret ishin të atilla për të siguruar një garë të fortë dhe për të thithur kompanitë më të fuqishme”- u përfaqësuesi i ministrisë.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku e cilësoi procesin të suksesshëm, pasi sipas saj garantoi garë dhe transparencë.

“Ky është një ankand, i cili ka për synim ndërtimin e parkut fotovoltaik 140 Mvat në zonën Lushnjes dhe Libofshë Fier për një arsye të rëndësishme, për politikat e diverisifikimit që qeveria shqiptare ka dizenjuar dhe ka ardhur momenti për t’i aplikuar. Energjia që prodhojmë është e varur krejtësisht nga moti, prandaj kemi nisur këtë proces të rëndësishëm, për krijimin e prodhimit me burime aletrantive të energjisë”- u shpreh ministrja Balluku.

140 mega vatët sipas skemës të përcaktuar do të ndahen në 70 Mega vat me çmim të përcaktuar dhe 70 mega vat të tjera investitori do t’i tregtojë në treg të lirë, që për ministren Balluku “mund të tregtohen edhe edhe në Republikën e Shpipërisë pasi kemi bursën e enrgjisë”.

Procesi i përzgjedhjes u shty dy herë për shkak të pandemisë dhe vështirësisë së investitorëve për të gjetur konsorciumet e duhura. Më 30 prill, tha ministrja u arrit të administroheshin 5 oferta , prej të cilave 4 nuk i kishin plotësuar kriteret teknike.

Ndërkohë prezent në kurorëzimin e fituesit, kryeministri Rama i cili u shpreh për këtë  investim tha se e “Siguria energjetike dhe diversifikimi i burimeve të energjisë janë një prioritet kombëtar, që sot fuqizohet me hapjen e faqes së re të energjisë diellore  dhe çeljen e rrugës për një investim të konsiderueshëm për ekonominë e vendit dhe të ardhmen e ti”. Ky investim, komentoi kryeministri, do të ndërtohet në toka me kripë që kanë mbetur djerë për dekada.

Skavica 100 % buxheti i shtetit

Kreu i qeverisë bëri me dije se shumë shpejt do të nisë procesi për ndërtimin e hidrocentarlit të Skavicës të cilin e quajti objektiv të të gjitha qeverive që nuk kanë arritur ta realizojnë. “Objekt strategjik, i domosdoshëm, i komplikuar, i vështirë, prandaj qeveritë e kanë pasur në plan por nuk e kanë çuar procesin deri në fund. Ne jemi përpjekur të gjejmë aktorët e duhur që të investonin për këtë projekt, por nuk arritëm. Do ta ndërtojmë me forcat tona. 100%  me kapital shtetëror. Do të jetë fundi i derdhjes së ujit që  kur ëhstë me tepri që më pas shkakton edhe përmbytje me pasoja të mëdha që  kushtojnë buxhetit shumë shtrenjtë për të rikompensuar njerëzit që të ringrihen.

“Përtej saj janë dhe disa projekte të tjera në proces, që shpresojmë që shumë shpejt të kemi një finazilim për një kompelks energjie me erë, por ende nuk jemi në pikën që jemi të bindur që do ti shkojmë deri në fund, po vlerësohet një mundësi shumë tërheqëse, e madhe. Janë të interesuar të huaj për energjinë me erë”- tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë