Sport

Paris 2024, 15 mijë ushtarë pranë qendrave olimpike për të garantuar sigurinë

Gazeta Si – Ushtria franceze ka planifikuar të angazhojë 15.000 ushtarë për operacionin masiv të sigurisë gjatë Olimpiadës së Parisit vitin e ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur Christophe Abad, një drejtues i lartë ushtarak në Paris.

Pjesa më e madhe e forcave ushtarake, gati 10.000 ushtarë, do të vendosen në zonën parisiene, ku janë të përqendruara pjesa më e madhe e eventeve olimpike. Ushtarë të tjerë do të jenë të angazhuar edhe për Lojërat që mbahen 15.000 kilometra larg kryeqytetit, në Tahiti, ku anijet e marinës do të mbrojnë selinë ku zhvillohen garat e sërfit.

Në Paris, një kamp ushtarak i përkohshëm për 5000 ushtarë do të ndërtohet në një park, në jug të kryeqytetit. ‘Aty do të pozicionohen forcat ushtarake, për të qenë pranë qendrave olimpike në qytet’, - ka thënë Abad.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë