Biznes

Parcelat e plazhit që ngelen pa menaxhues do t’i kalojnë shtetit. Pas 27 shkurtit, s’ka më riaplikim

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka njoftuar se hapësirat e plazheve që nuk merren në menaxhim nga asnjë subjekt privat do t’i kalojnë automatikisht shtetit pa mundësi ripalikimi.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka thënë se operatorët privatë për të interesuar për parcela plazhi gjatë sezonit veror kanë mundësi të aplikojnë deri më 27 shkurt.

Mundësia për të aplikuar më vonë, sipas ministres do të hiqet për të mos u bërë burim konfliktesh më vonë.

Vitin e shkuar, menaxhimi i parcelave të plazhit lëkundi politikat drejtuese të kësaj fushe pas konflikteve të vazhdueshme, ku më tragjiku ishte ai i plazhit të Velipojës, ku mbetën të vrarë 4 persona.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë