Futboll

Parashikohet se cili ekip do ta fitojë Ligën e Kampionëve – shanset në përqindje

Një super kompjuter ka parashikuar fituesin e Ligës së Kampionëve të këtij sezoni dhe ky është një lajm i keq për tifozët e Chelseat.

Manchester City dhe Chelsea janë dy përfaqësuesit e mbetur të Premierligës pasi Liverpooli dhe Tottenham u eliminuan në të fazë e një të tetave të finales.

Dhe City i Pep Guardiolas është parashikuar të shkojë deri në fund dhe të ngrejë trofeun në Stamboll më 10 qershor, pas shortit emocionues të së premtes në çerekfinale.

Nga ana tjetër, shanset nuk janë në favor të Chelseat.

Skuadrës së Graham Potter i janë dhënë vetëm pesë për qind shanse për të fituar turneun nga FiveThirtyEight.

Vetëm Milanit i është dhënë një shans më i ulët për të fituar trofeun sesa skuadrës londineze, me këta të fundit që përballen me Real Madridin në çerekfinale.

Edhe nëse kalojnë Los Blancos, skuadra e Stamford Bridge do të përballet me fituesit e duelit mes Manchester Cityt dhe Bayern Munichut në gjysmëfinale.

City nuk e ka fituar ende trofeun me veshë të gjatë, derisa më së afërti kanë qenë në vitin 2021, kur ishin mposhtur në finale nga Blutë. /telegraf


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë