Bursa

Parashikimi i ‘Si’ për bursat gjatë javës: Euro në rënie

Nga Gazeta ‘Si’- Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet nën vlerën 1.097 trenda gjatë javës(8-14 janar) do të jetë negative me target 1.0828. Tregtimi mbi vlerën 1.097 do të pasohej nga avancim i lëvizjes pozitive drejt objektivit 1.1074 reagimi pozitiv ndaj të cilit e avancon akoma më tej këtë lëvizje drejt targetit të radhës 1.113.

Për sa kohë GBP/USD do të tregtohet mbi suportin 1.269 trenda do të jetë bullish me objektiv 1.283 reagimi pozitiv ndaj të cilit do ta avanconte lëvizjen drejt targetit të radhës 1.287. Tregtimi nën vlerën 1.269 do të hapte rrugën për korrektim të mëtejshëm me target 1.2615.

Për sa kohë USD/JPY do të tregtohet nën vlerën 144.9 trenda do të jetë rënëse me target 141.9. Tregtimi mbi vlerën 144.9 hap rrugën për testimin e rezistencës 145.6.

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet nën rezistencën 37660 trenda do të jetë negative me target 37100, reagimi negativ ndaj së cilës e thellon rënien drejt suportit 36800. Tregtimi mbi vlerën 37660 do të pasohej nga avancim i mëtejshëm drejt objektivit 3800.

Për sa kohë CRUDE OIL do të tregtohet mbi vlerën 73.35 trenda do të jetë bullish me target paraprak 76.5 e më pas 77.4. Tregtimi nën vlerën 73.35, pak i mundshëm do ta vononte në kohë këtë tendencë duke u paraprirë nga testimi i suportit të radhës 73.1.

Për sa kohë BTC/USD do të tregtohet mbi vlerën 43300 trenda do të jetë rritëse me target paraprak 46000 e më pas 47500.

Tregtimi nën vlerën 43300 do të pasohej nga tentativa e testimit të suportit 41300.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë