Bursa

Parashikimi i ‘Si’ për bursat gjatë javës: Euro do të rritet

Nga Gazeta 'Si'-Për sa kohë EUR/USD do të tregtohet mbi vlerën 1.0792 trenda në fillim jave(25 mars-31 mars) do të jetë pozitive drejt targetit 1.0823 e më pas 1.0845. Reagimi i mëpasshëm do të jetë negativ dhe tregtimi nën vlerën 1.0823 do ta avanconte lëvizjen negative drejt suportit 1.0722

Për sa kohë GBP/USD do të tregtohet nën vlerën 1.2636 trenda do jetë bearish me target paraprak 1.2545 reagimi negativ ndaj të cilit do ta thellonte rënien drejt suportit 1.2515. Tregtimi mbi vlerën 1.2636 do të pasohej nga testimi i rezistencës 1.2658 pas së cilës reagimi do të jetë negativ

Për sa kohë USD/JPY do të tregtohet mbi vlerën 151 trenda do të jetë pozitive me target 153.5. Tregtimi nën vlerën 151 do ta frenonte përkohësisht këtë tendencë duke u paraprirë nga testimi i suportit 150.3

Për sa kohë DOW JONES do të tregtohet nën vlerën 39825 trenda do të jetë rënëse me target 39000, reagimi pozitiv ndaj të cilit do ta thellonte rënien drej suportit 38500. Tregtimi mbi vlerën 39825, pak i mundshëm do të pasohej nga tentativa e testimit të rezistencës 40440 pas së cilës reagimi do të jetë negativ

Për sa kohë CRUDE OIL do të tregtohet nën vlerën 81.45 trenda do të jetë rënëse me target 79.70, reagimi negativ ndaj të cilit do e thellonte rënien drejt suportit 78.5. Tregtimi mbi vlerën 81.45 hap rrugën për testimin e rezistencës 82.65

Për sa kohë BTC/USD do të tregtohet nën vlerën 66150 trenda do të jetë negative me target 63800 e më pas 59850. Tregtimi mbi vlerën 68150 do të pasohej nga avancim i mëtejshëm drejt rezistencës 67500


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë